Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi: “Bota sot” është gazetë e të gjithë shqiptarëve në botë

by admin
Spread the love

Gazetari i spikatur nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Ibraimi është redaktor i mediumit “Open.mk”, i cili tha se “Bota sot” është një faktor i rëndësishëm sidomos një zë i fuqishëm i sportit. 

“’Bota sot’ është gazetë e të gjithë shqiptarëve në botë, sidomos e sportistëve shqiptarë. 

Te ‘Bota sot’ i gjen të gjitha lajmet e sportit vendor, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. 

Lexuesit përmes ‘Bota sot’ informohen për sukseset e klubeve dhe sportistëve shqiptarë. 

Gazetarit të palodhur Kemajl Goca dhe ‘Bota sot’ ju uroj edhe shumë vite të suksesshme. Uroj të vazhdoni dhe mos të ndaleni. Shëndet dhe urime përvjetorin”, uron Ibraimi.

You may also like