Gazetari i njohur zbulon çfarë po e fundos Partinë Demokratike, tregon bisedën me Lulzim Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve ka komentuar situatën në partinë demokratike, teksa u shpreh se kriza thelbësore qëndron në faktin se ajo parti nuk është e djathtë.

Sipas Çikës, nëse Partia Demokratike dhe vetë Basha do donte që të shpëtonte dhe mbante partinë është që ta bëjë të djathtë, sepse që nga krijimi i saj sipas tij ajo nuk përfaqëson aspak votuesit e djathtë kjo krijon dhe nevojën për një lider të denjë.

Deklarata e Çikës:

“Problemi i ngritur nga unë edhe si gazetar është se do të duhet që Partia Demokratike të mbijetojë duhet të behët e djathtë dhe nevojën e lideri të denjë.  Thelbi i përçarjes është ky, përplasja vjen nga shkaqe teknike, u mor një vendim nga SHBA për përjashtimin e Berishës dhe plasi si me thënë ai ishte momenti, por kriza e brendshme vazhdonte që kur ishte krijuar si parti. Ka një problem të madh atje mes lidershipit, programit etj, e djathta ka një bazë ku mbështetet.

Kriza në PD vjen sepse partia nuk është e djathtë dhe duhet të bëhet e djathtë. Ja kam thënë dhe Bashës që shansi jot i vetëm për ta mbajtur partinë është ta bësh të djathtë. Duhet që një parti që merr vota të djathta të përfaqësojë të djathtën, ky është thelbi i krizës në Partinë Demokratike për mua”, tha Çika në studion e lajmeve në MCN

You may also like