Gazetari i hedh akuza të rënda Sali Berishës live në mes të emisionit për 21 janarin: Kjo është njolla juaj e zezë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në një debat të ashpër me gazetarin Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live. Gazetari ka akuzuar hapur ish-kryeministrin si një prej përgjegjësve për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

You may also like