Gazetari Dukaj: Besoj se nesër Abazoviq do t’i mbijetojë mocionit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nesër qeveria e udhëhequr nga Dritan Abazoviq do të përballet me mocionin e mosbesimit, pasi i njëjti është nënshkruar nga 36 deputetë të Kuvendit të Malit të Zi.

Në lidhje me këtë ka folur gazetari shqiptar nga Podgorica, Gjokë Dukaj, i cili tha se ka shumë pak informacione se çka do të ngjajë nesër, e sidomos nga partitë pro-serbe të cilat e kanë kundërshtuar Qeverinë Abazoviq.

Ai tha se beson që Dritan Abazoviq do t’i mbijetojë mocionit ditën e nesërme.

“Unë besoj se nesër do t’i mbijetojë mocionit Qeveria Abazoviq, pasi që askush përveç atyre 36 deputetëve që e kanë nënshkruar iniciativën për mocion, nuk është deklaruar se do ta përkrahin në parlament këtë mocion”, është shprehur Dukaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Për rrëzimin e Abazoviqit duhen 41 deputetë, teksa mocionin e mosbesimit e kanë nënshkruar 36.

“Votat e mbetura që nevojiten për rrëzimin e qeverisë mund të gjenden vetëm te blloku i partive pro-serbe të cilat tashmë janë në opozitë. Ato në vazhdimësi e kanë kundërshtuar edhe themelimin edhe funksionimin e kabinetit qeveritar”, është shprehur Dukaj, njofton Klankosova.tv.

Dritan Abazoviq ishte zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill të këtij viti.

You may also like