Gazetarët në Katar shokohen kur përfaqësuesi i Brazilit kap nga zverku macen në tryezën e konferencës (video-foto)

by admin
Spread the love

Teksa jemi në ditën e dytë të pushimit të ndeshjeve të Botërorit të Katarit para çerekfinaleve, vëmendja e shtypit shkoi sot te gjesti i zëdhënësit të Brazil kapi nga lëkura e zverkut një maçok për ta larguar nga tryeza e konferencës.

Sulmuesi brazilian i Real Madrit, Vincius Jr po i përgjigjej pyetjeve të shtypit për ndeshjen e neserme me Kroacinë, kur maçoku i pafajshëm kërceu në tavolinë.

Por teksa bëri disa hapa mbi tryezë, zyrtari i paemëruar u duk sikur po e përkëdhelte macen në kurriz para se ta ngrinte papritur nga zverku e ta hidhte jashtë tavolinës.

Disa gazetare lëshuan klithma tronditjeje kurse Vinicus nisi të qeshte.

Vincius Jr u pyet më pas për ndryshimin mes trajnerit të Real, Carlo Ancelotti dhe atij të Brazilit Tite.

Sulmuesi tha: “Ancelotti më ka dhënë shumë këshilla për të qenë titullar me Brazilin, ai na ndihmon të gjithëve, në shumë aspekte”.

I riu pritet ta nisë në fushë ndeshjen e të premtes me Kroacinë, teksa grupi tenton të arrijë gjysmëfinalen e turneut të madh të Katarit.

Vincius Jr shënoi gol në fitoren 4-1 ndaj Koresë së Jugut, por nuk ishte aktivizuar shumë gjatë fazës së grupeve.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like