GAZA – Vritet një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit

by admin
Spread the love

GAZA, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, Abdel Fattah Ma’ali, u vra në një bombardim izraelit në Gaza.

Lajmin e raportoi radioja ushtarake izraelite, duke cituar informacione nga një burim palestinez.

Ish-krahu i djathtë i inxhinierit Yihia Ayash (prodhuesi i bombave të sofistikuara që shkaktuan viktima të shumta izraelite në Intifada), Ma’ali kishte kaluar më pas periudha të gjata në Siri, Jemen dhe Sudan, duke përsosur kështu njohuritë e tij ushtarake.

Ai u kthye në Gaza në vitin 2006 dhe mori një pozicion të lartë në Brigadat Ezzedin al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit.

Radioja shtoi se ushtria po shtrin operacionet e saj në Khan Yunis (qyteti kryesor në sektorin jugor të Gazës) dhe qytetet e afërta Nusseirat dhe Daraj-Tufach.

”Në ato zona në dy ditët e fundit u vranë 100 terroristë. Po përparojmë ngadalë, por në vazhdimësi”, saktësoi transmetuesi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like