Policia u përlesh me protestuesit që bënin thirrje për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas jashtë selisë së Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington të mërkurën, më 15 nëntor, pasi autoritetet thanë se protesta u kthye e dhunshme dhe ligjvënësit u evakuuan nga ndërtesa.
Happening now: 200 activists block the doors to the Democratic National Club in DC as dem candidates prepare for a private meeting. pic.twitter.com/Ovo4zjtbIO
— Sumaya Awad (@sumayaawad) November 16, 2023
“Sonte gjashtë policë janë trajtuar për lëndime – nga prerje të lehta deri te gaz lotsjellës dhe rrahje. Një person është arrestuar për sulm ndaj një oficeri policie.
Falënderojmë oficerët tanë që mbajtën nën kontroll këta protestues të paligjshëm dhe të dhunshëm dhe mbrojtën të gjithë në zonë”, tha policia e Capitol Hill, e cila u përgjigj së bashku me Policinë Metropolitane të DC, në një deklaratë në X.
BREAKING
Absolute mayhem outside the Democratic National Committee headquarters in Washington DC.
Ceasefire advocates who were protesting and blocking the doors of the DNC building are being pulled off, thrown down, and arrested by law enforcement. pic.twitter.com/uCEsYGQt8L
— Yashar Ali 🐘 (@yashar) November 16, 2023
Sipas tyre, oficerët po përpiqeshin të “arrestonin rreth 150 persona që po protestojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme” në zonë – të cilën grupet aktiviste më vonë e kundërshtuan – dhe evakuuan anëtarët e Kongresit. Në mesin e të evakuuarve ishin përfaqësues të lartë demokratë, shkruan CNN.
🚨| DNC HQ Pro-Palestine Protest Turns Violent as Protestors Clash With Capitol Police in #WashingtonDC.
Protester taken hard position on #CeasefireNOW moment 🔥🔥🔥#Gaza | #Gaza_Genocide | #طوفان_الاقص pic.twitter.com/pNjj0VWmuB
— Top Notch Journal (@topnotchjournal) November 16, 2023
Sipas një personi të njohur me këtë çështje, udhëheqësit demokratë – Hakeem Jeffries, Katherine Clark dhe Pete Aguilar – ishin brenda ndërtesës kur ndodhi konfrontimi midis protestuesve dhe policisë. /tesheshi.com/