Gattuso vazhdon të “peshkojë” në Serie A, kërkon objektivin e Juventusit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gattuso vazhdon të kërkojnë përforcime për Valencian nga Serie A. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, tekniku italian kërkon të afrojë Andrea Belottin te Valencia.

“Gjeli” aktualisht është pa ekip pasi i ka përfunduar kontrata me Torinon më 30 qershor. Për rrjedhojë ai është ende në kërkim të një ekipi ku Monaco, Juventus e Roma janë të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, Gattuso i ka kërkuar drejtuesve të mposhtin konkurrencën në mënyrë që ta afrojnë sa më parë sulmuesin. Nga ana tjetër Belotti kërkon një ekip të një kalibri më të lartë, por oferta kanë munguar. /oversport.tv

You may also like