Gati rikthimi në Gjermani, Timo Werner kërkohet nga gjiganti i Bundesliga

by admin
Spread the love

Chelsea është duke kaluar një periudhë të vështirë pas sanksioneve që qeveria britanike ka vendosur ndaj ish-presidentit të saj, Roman Abramovich. Për rrjedhojë, e ardhmja e shumë lojtarëve është në pikëpyetje, midis tyre edhe e Timo Werner.

Sipas asaj që raporton “90min” sulmuesi gjerman mund të rikthehet në Bundesliga. Ai është një objektiv i Borussia Dortmund që kërkon të formojë dyshen e sulmit së bashu me Karim Adeyemi. Ky i fundit do të jetë zëvendësuesi i Erling Haaland.

Nga ana tjetër Werner nuk ka bindur te Chelsea me performancat e tij dhe “blutë e Londrës” nuk do të ishin të shqetësuar në rast se ai do të largohej. Për rrjedhojë nga kjo situatë kërkon të përfitojnë gjermanët që mund ta marrin sulmuesin me “low cost”. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like