Gati për finalen e madhe të Champions League, publikohen formacionet zyrtare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mungon shumë pak nga drithërimat e finales së Champions League midis Real Madridit dhe Liverpoolit që do të startojë në orën 21:00. Të dyja ekipet do të përplasin brirët në Paris për të ngritur në qiell trofeun më prestigjioz europian.

Ndërkohë që dy trajnerët kanë vendosur edhe formacionet zyrtare që do të startojnë këtë sfidë. Nuk ka surpriza në të dyja formacionet me Liverpool që do të ketë në treshen e sulmit, Diaz, Salah dhe Mane.

Nga ana tjetër, Ancelotti i është përgjigjur me Valverde, Benzema dhe Vinicius Junior. Liverpooli kërkon të hakmerret pas finales së humbur në Kiev në vitin 2018, ndërsa Reali e di më mirë se kushdo ekip tjetër se si të veshë kurorën e Champions League.

Formacionet zyrtare
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mané.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius
/oversport.tv
Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like