Gati kompleksi i ri për kombëtaret, po shtrohet tapeti në fushën e dytë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja me një shtëpi të re. Në ambientet e shtëpisë së futbollit, ku janë pozicionuar zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, po ndërtohet edhe një fushë e dytë me përmasa standarde loje, e cila në të ardhmen do të jetë shtëpia e Kombëtareve shqiptare.

Së fundmi, po shtrohet edhe tapeti në fushën e dytë, ndërkohë që ka përfunduar një prej fushave. Gjithashtu, e gatshme edhe një fushë me përmasa më të vogla, e përshtatshme për pjesë të ndryshme nxehjeje të një ekipi apo edhe për skuadrat e moshave.

Për Kombëtaren A, apo edhe për grupmoshat e tjera, në këtë kompleks fushash, janë të pranishme edhe dy tribuna dhe në përfundim, këto fusha mund të certifikohen për ndeshje zyrtare, pasi plotësojnë të gjithë kriteret.

Edhe ambientet e brendshme ofrojnë facilitetet e nevojshme për dhomat e zhveshjes, sallat e fizioterapisë, dhomat e mjekëve e gjithçka nevojitet qoftë për një etapë stërvitore të një ekipi kombëtar, apo edhe për një ndeshje, të kombëtareve të moshave. / Oversport.tv

You may also like