Gasperini shpërthen pas humbjes nga Roma

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas humbjes së rëndë 1-4 ndaj Romës, trajneri i bergamezëve, Gian Piero Gasperini është shprehur i hidhëruar, transmeton Insporti.

“Ne bëmë disa gabime teknike dhe humbëm disa situate, edhe falë Romës për mënyrën sesi u mbrojt. Për njëzet minuta ne shtymë – shpjegoi Gasperini. – Pasi të kishim arritur një barazim, do të ishte një ndeshje tjetër. Pastaj gabuam në gol” – tha ai.

Tutje, Gasperini tha se pret shpjegim lidhur me golin e Atalantës.

“Pres një shpjegim për golin e anuluar, Palomino nuk e preku, është autogol i Cristantes. Të shohin që Palomino e ka prekur topin dhe askush nuk flet. Kjo situatë nuk mund të interpretohet ndryshe dhe është një çmenduri, – shtoi ai.

“Nëse Palomino e prek topin ai është në pozicion jashtë loje, përndryshe jo, – vazhdon Gasperini, duke iu rikthyer episodit që i mohoi barazimin 2-2 Atalantës. – Por Palomino nuk e ka prekur topin, ai është pas Cristantes. Ishim gati të nisnim me 2-2. Pastaj ndoshta Roma mund ta fitonte ndeshjen, por kjo është një lojë tjetër”, – përfundoi ai.

You may also like