Gasperini: Ne jemi të butë në goditje, Napoli është befasues në krahasim me ne

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përballja kryesore e ditës së shtunë në Serie A është ajo mes Atalantës dhe Napolit. Këta të fundit po tregojnë një formë spektakolare këtë sezon të cilët pozicionohen në vendin e parë në kampionat. Mbi të gjitha u kualifikuan në raundin e 1/8 në Champions League. Nga ana tjetër dhe bergamaskët kanë bërë një sezon mjaft të mirë ku gjenden në vendin e dytë në renditje. Trajneri Gasperini ka folur në konferencë për sfidën e nesërme.

“Napoli po tregon një formë madhështore në Champions League dhe Serie A në një kohë të vështirë. Meritat e këtij suksesi i marrin të gjithë nga lojtari tek trajneri. Napoli është befasues në krahasim me ne, pikërisht në atë që po shpreh në cilësinë e lojës. Do të duhet të bëjmë diçka pozitive dhe të fortë për të marrë rezultate pozitive.”

“Këtë vit kemi qenë pak më të butë në goditje dhe rikuperimin e topit. De Roon është stërvitur me skuadrën dhe nesër do të thirret, por është e qartë se ka pak shqetësim. Muriel akoma nuk është gati, më vjen keq sepse luajti  disa ndeshje të mira këtë sezon. E rëndësishme është që të mos i japin shumë hapësira kundërshtarit dhe të bëjmë një lojë të mirë dhe të kujdesshme.” – tha Gasperini. /oversport.tv Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook

You may also like