Gashi: S’luajmë kumar me integrimin, me BDI na bashkon interesi i shqiptarëve

by admin
Spread the love

Alternativa është subjekti i fundit që hyn në koalicionin qeverisës të Maqedonisë së Veriut. Pas dështimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Zaev dhe daljes së Lëvizjes Besa nga koalicioni, Alternativa rikthehu shumicën në anën e Socialdemokratëve. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi, tha se nuk kanë dashur të luajnë kumar me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa për partnerin qeverisës BDI thotë se i bashkon interesi për shqiptarët.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i partisë Alternativa, e cila me 4 deputetë te saj pritet të bëjë 64 numra të shumicës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, thotë se partia e tij është parë si çelës për zgjidhjen e krizës politike e cila do të sillte pasoja të tjera në zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë që po vë veton për anëtarësim në BE, për problemet me energjinë .

You may also like