Gashi për Matoshin: T’i bëhet testi i alkoolit para hyrjes në studio

by admin
Spread the love

Publicisti dhe komentatori politik, Halil Matoshi, është kritikuar sot gjatë ditës, pasi që i njëjti i është drejtuar me gjuhë të papërshtatshme ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, gjatë një paraqitjeje të tij në një telvizion nacional.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kërkoi që Matoshit t’i pamundësohet paraqitja në debate televizive për komentin e tij të mbrëmshëm.

Një reagim ndaj Matoshit është bërë edhe nga analisti Shkëlzen Gashi, i cili ka thënë se Matoshit duhet bërë testin për alkool para se të hyjë në studio.

“Testin për alkool para se me hy në studio”, ka shkruar Gashi, duke shkruar vendosur në fund emrin dhe mbiemrin e Matoshit.

Gjatë ditës, Matoshi i ka kërkuar falje ministres Nagavci, por është ankuar se pushteti e ka shfrytëzuar këtë moment për të bërë linçim publik ndaj tij.

You may also like