Gashi: Nesër do të jemi kompakt për rrëzimin e qeverisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Alterantivës, Afrimi Gashi, së bashku me 3 deputetët e tjerë të kësaj partie, në një konferencë për shtyp tha se ata si parti janë kompakt dhe nesër të katërt do të votojnë rrëzimin e qeverisë. Ai tha se pas tërheqjes së kryetarit të partisë E Maja, Dmitar Apasiev, u hoqën të gjitha pengesat.

“Pas tërheqjes së Të Majtës nga lista e deputetëve për të shkarkuar nesër qeverinë, ne si grup parlamentar prej 4 deputetësh do të votojmë nesër në Kuvend për rrëzimin e qeverisë. Ne dë të jemi vetëm për formimin e një qeverie që mbështet eurointegrimet dhe bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë” – tha Gashi.

You may also like