Gashi : Nëse me 20 gusht votoni për këtë listë, do të fitoj Tetova, pasi që Tetova meriton Alternativë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Konventën Promovuese të partisë Alternativa për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Tetovë, mori pjesë edhe kryetari i partisë Afrim Gashi.

Tetovarëve i apeloi që me 20 gusht të rrethojnë numrin 6, sepse Tetova ka Alternativë.

Para të pranishmëve, Gashi tha:” Për këto zgjedhje dua që, për shkak se shumica e njerëzve në Alternativë janë njerëz që shpërndajnë mirësi e ndalojnë të keqen, dua që sonte në vigjilje të fushatës të kërkoj nga kandidatët për këshilltar, dua që të ju ftoj që ti ftojmë njerëzit në respekt dhe dashuri.

Nuk duam që të luftojmë askënd. Ne jemi vetëm një opsion në mesin e opsioneve. Duam që ta ngrisim kulturën në mesin tonë. Të mos shahemi njëri me tjetrin. Të dëshmojnë se shqiptarët nuk janë që vriten njëri me tjetrin. Kësaj here sinqerisht do t`i kisha lutur të gjithë tetovarët që pikërisht për shkak se jemi subjekt i r, kësaj here tetovarët të na besojnë neve, dua që kësaj here të na votojnë Alternativën dhe të shohin se çfarë do të bëjmë për ta.

Ju premtoj se do të jemi shërbëtorët tuaj që nga të gjithë këshilltarët edhe unë si kryetar partie do të jemi këtu për të ju shërbyer. Këtë ua premtoj nga zemra.

Kemi listën që për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut kemi më shumë gra se burra dhe jemi shumë të dinjitetshëm për të kërkuar votën, pasi që ne jemi duke ju përfaqësuar më së miri, andaj ju lusim për të na votuar.

Nëse me 20 gusht votoni për këtë listë, do të fitoj Tetova, pasi që Tetova meriton Alternativë.”

You may also like