Gashi: Këtu dërgohet në zgjedhje një komunë vetëm pse i thua votuesit: Si je, a je mirë?

by admin
Spread the love

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir
Gashi ka reaguar një dit pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe
Parashtresa, që komuna e Hanit të Elezit të shkoj në rivotimit.

Gashi ka shkruar se është i befasuar me vendimin e fundit
të PZAP-së, derisa shton se nuk ka pasur asnkesa nga vëzhguesit ndërkombëtar,
as partiak nga ata të VV-së, LDK-së dhe PDK-së.

Tutja Gashi shkruan se në Kosovë, një komunë shkon në
rivotim vetëm pse i thua votuesit, si je a je mirë.

Postimi i plotë:

E diel 17 tetor 2021,

Hapja e vendvotimeve:
7:00, mbyllja 19:00!

KQZ – ka dhomën e saj
operative ku bën pjesë prokurori, policia dhe zyrtari i KQZ-së.

Ne si anëtarë, në
asnjë raport nuk na është thënë nga dhoma operative për ndonjë ankesë gjatë
ditës në Han të Elezit;

Asnjë ankesë, as nga
prokuroria, as nga policia, as nga zyrtari i KQZ-së.

S’ka pasur ankesa as
nga vëzhguesit ndërkombëtarë, as partiak, as nga ata të VV-së e LDK-së e PDK-së
e nga askush!

S’ka pasur raportim
as nga OJQ-të dhe as mediet!

Raporti i KKZ-së në
Han të Elezit është i nënshkruar nga të gjithë komisioneret.

Çka duhet për një
komunë që të ketë zgjedhje të lira e demokratike!?

Vërtet këtu njeriu
befasohet për të keq edhe kur gjithçka shkon mirë!

Kur isha në SHBA, për
të përcjell fushatën e Presidentit Obama, në qendra votimi zyrtarë të dy
subjekteve jepnin fletëvotime mostër për t’i mësuar qytetarët se si duhet
votuar, ndërsa këtu dërgohet në zgjedhje një komunë vetëm pse i thua votuesit:
Si je, a je mirë!

You may also like