Gashi ironizon me Kurtin: Kam frikë për frikën që po e shfaq

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thase kryeministri Albin Kurti e ka shkelur rezolutën për referendumin e Serbisë në Kosovës, duke mos e ndarë me deputetët.

Ai shtoi se nuk as kuptim që një kryeministër t’i kërkojë Kuvendit që këta të fundit t’i kërkojnë atij që të respektojë Kushtetutën.

Gashi duke ironizuar tha se ka frikë për frikën që po shfaq kryeministri Kurti në këtë rast, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, është detyrë e kryeministrit që të veprojë në raste të tilla pa e ngarkuar Kuvendin.

“Vet kryeministri e ka shkelur që në fillim që tha një rezolutë të përbashkët e që prezantoi një Rezolutë që ne nuk e kemi. Akoma nuk e kemi në posedim. E lexoj kryeministri, por besoj që pak nga ne mbajnë në mend se çfarë tha kryeministri, përveç një pike që mu duk pak më epike si pikë, ku kryeministri tha që Kuvendit t’i kërkojë kryeministrit që ta zbatojë Kushtetutën”.

“Nuk ka kurrfarë sensi dhe kuptimi kryeministër. Por ne jemi këtu për të diskutuar për çështje me interes shtetëror dhe nacional. Kur bëhet fjalë për këto diskutime ne jemi këtu të gjithë dhe kjo është një nga temat që ne jemi krejt bashkë dhe do të duhej që të ishim krejt bashkë, port çështja është se si të veprojmë drejtë”, tha ai.

“Të them të drejtën kjo është detyrë e kryeministrit. Kryeministri e ka për detyrë, obligim kushtetues, ligjor dhe politik që të veprojnë. Ka nevojë që të ketë një ombrellë nga Kuvendi , hajde ta diskutojmë këtë draft-rezolutë  të shohim cilat janë pikat, të shtojmë edhe pikat e tona dhe t’ia japim atë mbështetje. Nuk po dalë këtu që ta dobësojë kryeministrin. Nga mënyra se si tingëllonte e draftuar Rezoluta e hartuar nga kryeministri, tingëllonte i frikësuar, i dobësuar. Ka nevojë për këtë trimërinë nga Kuvendi, këtu jemi dhe mundemi me ja dhënë”.

“Nuk ka arsye që Parlamenti ta bëjë punën tënde. Nuk je kryeministër me korrespodencë, por je kryeministër i rregullt në të gjitha raste për të gjitha çështjet që të ngarkojnë me ligj dhe Kushtetutë. Këto janë detyrat e tua kushtetuese. Kryeministër po kam frikë për frikën që po reflekton sot ti në Kuvend”.

You may also like