Gashi: E kanë tepruar duke zhvatur dhe shantazhuar, tash është koha t’i dënojmë më votë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në tubimin zgjedhor në Strugë, tha se tash është koha që populli ta dënojë BDI-në me votë, pasi këta të fundit kanë zhvatur dhe shantazhuar duke i lënë komunat të pazhvilluara.

“Mendoj se me 17 tetor duhet t’ua dërgojmë një porosi se e kanë tepruar, e kanë zhvatur dhe shantazhuar shumë i kanë lënë komunat të pazhvilluara e kanë degraduar arsimin dhe kulturën, na i kanë përzënë të rinjtë jashtë shtetit, dhe është koha e fundit që t’i dënojmë me votë”, ka thënë Gashi. /SHENJA/

You may also like