Gashi: Alternativa në Qeveri, garantuese e rrugës euro-atlantike të vendit

by admin
Spread the love

Shumicë e re me 64 deputetë që krijohet me deputetët e partisë Alterntiva është garantuese që shteti të ecë drejt vitit 2022 në tentativat që t’i zgjidh këto krizat energjetike e shëndetësore. Ky është vlerësimi i kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi, i cili për Kosovapres ka deklaruar gjithashtu se Alternativa nuk ka dashur që të mos e marrë rolin që i takon në këtë proces të rëndësishëm për vendin.

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa

“Kemi një shumicë të re me 64 deputetë dhe shteti po sheh drejt vitit 2022 në tentativat që t’i zgjidh këto krizat energjetike e shëndetësore por ajo që është shumë e rëndësishme është që jemi shumë afër hapjes se negociatave me BE-në, janari, shkurti apo fillimi i marsit janë muajt që vërtetë janë shumë vendimtarë për ne, çelja e negociatave për ne do të ishte një lajm brilant. Andaj mendoj që Alternativa nuk deshi qe ta vendosë në bixhoz ketë mundësi të madhe, edhe për shtetin, edhe për shqiptarët, edhe për rajonin”

Gashi ka folur për negociatat që i kanë zhvilluar me LSDM-në para nëshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje. Ai ka theksuar se për herë të parë një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut bëhet pjesë e shumicës me kërkesa politike taksativisht të numëruara, të shkruara dhe të nënshkruara para publikut.

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa

“E para është çështja e gatishmërisë, përpjekjes maksimale që shteti të debllokojë vendin në integrimet evropiane. E dyta ka të bëjë me një çështje që është shumë vendimtare për shqiptarët e Maqedonisë, dhe ajo ka të bëjë me masat e montuara politike apo ne kemi quajtur ‘masat e implikuara politikisht’, janë disa raste që me dekada sillen nëpër gjykata të Maqedonisë, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pranuar si të tilla për shkak se kemi gjykuar që ka elemente politike dhe të montimit politik në ato raste, rastet ‘Monstra’, rasti i Kumanovës, rasti i Albinit të vogël dhe rasti i Rexhai Qerimit”.

Gashi ka shpjegur se sipas marrëveshjes, Qeveriado t’i bëjë kërkesë zyrtare Komisionit Evropian për dërgimin e një grup i ekspertëve që të hulumtojnë dhe hetojnë rastet.

You may also like