Gartner: Rritja e shitjes së chip-ave do të ngadalësohet 7% në vitin 2022

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shoqëria kërkimore informatike Gartner tha të mërkurën se parashikon që rritja globale e shitjeve të gjysmëpërçuesve të ngadalësohet në vitin 2022 dhe një rënie 2.5% vitin e ardhshëm, për shkak të shitjeve të dobëta të telefonave celularë dhe kompjuterëve personalë.

Rritja e inflacionit, kostove të energjisë dhe karburantit po ushtron presion mbi të ardhurat e disponueshme të konsumatorëve, duke ndikuar në shpenzimet për produktet elektronike si PC dhe smartphone, tha shoqëria e kërkimit.

Gartner parashikon që të ardhurat globale të gjysmëpërçuesve të rriten me 7.4% në vitin 2022, duke arritur në 639.2 miliardë dollarë, në rënie krahasuar me parashikimin e mëparshëm të rritjes prej 13.6% dhe krahas rritjes prej 26.3% të vitit të kaluar.

Për vitin e ardhshëm, Gartner parashikon tkurrje të të ardhurave nga chip-at në 623,1 miliardë dollarë. “Mund të shkojë më keq se kaq, por me shumë gjasa vitin e ardhshëm, do të arrihet vlera minimale e më pas do të nisë rimëkëmbja në vitin 2024” – deklaroi në një intervistë Richard Gordon, zv.presidente e Gartner.

Rritja e kërkesës për smartphone dhe PC gjatë pandemisë mbingarkoi fabrikat e gjysmëpërcjellësve, duke shkaktuar mungesa në sektorë të tjerë, duke rritur çmimet dhe duke vonuar prodhimin.
Megjithatë, parashikohet që dërgesat e telefonave celularë në vitin 2022 të bien në 1.46 miliardë njësi nga 1.57 miliardë.

Kur miliona telefona celularë tërhiqen nga tregu, tregu shndërrohet në një superofertë dhe çmimet e chip-ave priren të ulen në mënyrë drastike – tha Gordon. Për shkak të mungesës së chip-ave, edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar disa plane të mëdha subvencionesh për të tërhequr prodhuesit e chip-ave si Intel (INTC.O) të ndërtojnë fabrika në territorin e tyre, për të reduktuar varësinë nga furnizuesit aziatikë.

Ndërkohë që TSMC, prodhuesi më i madh në botë i chip-ave me kontratë, dhe ASML, prodhues chip-ash, kanë raportuar rezultate të mira, prodhuesi i gjysmëpërcjellësve Micron (MU.O) kishte paralajmëruar për një cikël negativ.

Disa prodhues globalë, duke përfshirë Hyundai Motor Co, Nokia dhe ABB, thanë se po shohin lehtësim të mungesës furnizimit.

Problemet në furnizim janë ende të pranishme në disa sektorë, si në pajisjet 5G, por tregu pritet të jetë në gjendje më të mirë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, deklaroi Gordon. / Reuters

You may also like