Gara e primareve në PD, zbulohet kandidati i parë për Fierin

by admin
Spread the love

Në kuadër të primareve brenda partisë Demokratike, Edvar Kodheli ka prezantuar kandidaturën e tij për bashkinë e Fierit. Nëpërmjet një deklarate, ai ka bërë me dije se kishte vendosur të kandidonte në mënyrë që në garë të përzgjidhej më i kualifikuari për të sjellë ndryshimin e duhur.

“Kam vendosur të kandidoj i sigurt se: Nuk ka më kohe për këdo që e do atdheun , e do Shqiperine. Nuk ka më kohe të mendohemi se mbase ndryshimi vjen vetë, Nuk ka më kohe të bëjmë spektatorin. Nuk ka më kohë të lejojme te kapemi nga politika e korruptuar. Nuk ka më kohë të drejtohemi nga pa-aftësia , neglizhenca , korrupsioni, dhe arroganca. Nuk ka më kohë të vazhdojë hemorragjia e largimit te te rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo çdo profesioni te lire. Gara eshte ajo qe perzgjedh me te mirin, me te kaulifikuarin per te bere ndryshimin e duhur. Kjo eshte arsyeja që, si qyetar, si perkrahes i Partise Demokratike, si njeri i lirë dhe pa paragjykime, apo i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat ne Primaret që organizon Partia Demokratike për Kryetarin e Bashkisë Fier”, deklaroi Kodheli.

Lexo lajme interesante

You may also like