Paris Saint-Germain po çalon dhe drejtuesit e tij pritet të reflektojnë për të ardhmen e trajnerit Galtier.
Sipas raportimeve nga Franca, klubi i Parisit po përpiqet në çdo mënyrë të bindë Pep Guardiolën që të largohet nga Manchester City dhe sezonin e ardhshëm të marrë drejtimin e ekipit të tyre.
Kjo pistë mund të duket disi e arritshme, pasi nëse “citizens”, të cilët janë nën hetim, do të sanksionohen, atëherë spanjolli do të zgjidhte largimin dhe PSG duket një vend goxha premtues për të ardhmen e teknikut.
Nga Franca më tej theksohet se sapo të rinovohet Messi, argjentinasi mund të përdoret si një negociator për të bindur Guardiolën, duke ditur se dyshja i kanë ruajtur marrëdhëniet pozitive mes tyre.
Top Channel