Galliani takon drejtuesit e Interit: Pinamonti dhe Sensi tema e bisedës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Monza kërkon që të përgatitet sa më mirë për tu përfaqësuar denjësisht në sezonin e ri të Serie A, që do të jetë debutimi historik i klubit bardhekuq në elitën e futbollit italian.

Pasi ka mbyllur me sukses tratativat për Cragno të Cagliarit dhe Candreva të Sampdorias (mungojnë zyrtarizimet), administratori i deleguar i klubit, Adriano Galliani është takuar pasdite me drejtuesit e Interit në selinë e klubit zikaltër.

Pasi doli nga ky takim, ish-drejtuesi i Milanit ka thënë: “Pinamonti? Folëm për shumë gjëra. A është ai një opsion? Nuk e di, të shohim. Ndoshta jo. Sensi? Po folëm edhe për të, por nuk biseduam për Gagliardinin”, ka thënë Galliani. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter

You may also like