Galliani kthehet pas në kohë: I ofrova Maldinit shumë role në klub, por më refuzoi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Administratori i deleguar i Monzas, Adriano Galliani ka realizuar një intervistë 360 gradë ku ka folur për shumë tema, duke përfshirë këtu edhe periudhën e tij tek Milani. Mbi të gjitha, një nga temat që ka prekur Galliani ka qenë edhe drejtori aktual sportiv të kuqezinjve, Paolo Maldini.

Ish-drejtuesi kuqezi është shprehur se kur ishte ende pjesë e Milanit, i ka ofruar Maldinit shumë role në klub, përveç atyre që i mbulonte ai vetë, por është refuzuar nga ish-kapiteni.

“Unë i ofrova të gjitha pozicionet e tjera që nuk ishin të miat, por ai nuk pranoi. Vendi im nuk ishte i lirë dhe unë nuk jam aq bujar. Nuk doja të largohesha nga Milano. I ofrova edhe menaxhimin e sektorit të të rinjve. Ndoshta nuk duhej të ndodhte në atë moment, sepse ka një moment kur duhet të hysh dhe duhet të largohesh. Tani ai po tregon se është një drejtues i madh. E përshëndes pas çdo ndeshjeje dhe jam shumë i lumtur për të”, u shpreh krahu i djathtë i Berlusconit.

Paolo Maldini është një nga figurat më të vlerësuara në klub aktualisht, jo vetëm për të shkuarën e tij si lojtar, por edhe për atë çka po i jep klubit në nivel drejtues, pasi konsiderohet si ‘arkitekti’ i ringritjes së ekipit kuqezi. /Oversport.Tv

Foto: Adriano Galliani Facebook

You may also like