Gabriele Cioffi pas dere, Igor Tudor e mbyll te Verona: Vendim i vështirë!

by admin
Spread the love

Igor Tudor nuk do të jetë trajner i Hellas Verona dhe tashmë është zyrtare. Klubi i Serie A ka dalë me komunikatë dhe e bën me dije diçka të tillë, ndërkohë që në emër të presidentit Maurizio Setti e falënderon trajnerin kroat dhe i uron fat në të ardhmen.

Vetë Tudor ka thënë fjalët e tij për faqen e klubit italian: Vendim i vështirë, pasi në Verona gjeta një ambient pune dhe një grup lojtarësh dhe djemsh fantastikë që më lejuan të shprehem sa më mirë dhe të krijoj një harmoni në dobi të klubit, falë të cilës kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme.

E mendova për një kohë të gjatë, duke u ballafaquar me presidentin, sinqeritetin dhe transparencën e të të cilit e vlerësova në përcaktimin e planeve për sezonin e ardhshëm. Në fund të dy ramë dakord se nuk ishin të gjitha kushtet e nevojshme për të ndjekur të njëjtën rrugë së bashku. Në këtë mënyrë gjëja më e drejtë ishte të ndaheshim.

Një përshëndetje e përzemërt për qytetin e Veronës, ku kalova bukur, një përqafim për fansat që më dhanë dashuri dhe ngrohtësi dhe shumë fat për Hellas Verona në të ardhmen”. Vendin e Tudor te Verona pritet ta marrë Gabriele Cioffi, i larguar në përfundim të sezonit nga Udinese. / oversport.tv

You may also like