Gabim teknik në postin e PSG, e gjithë bota po tallet pasi një përdorues i TikTokut riemëroi muzikën e tij – asnjë reagim nga klubi

by admin
Spread the love

Njerëzit janë të gabueshëm dhe ato ndodhin në disa momente kur nuk priten dhe ideja është që të bëhet diçka kreative, por edhe nga një më e thjeshta.

Një gabim i thjesht ka ndodhë në një postim të Paris Saint-Germain në TikTok dhe duket se ata që e menaxhojnë faqen nuk e kanë vënë re ende.

Derisa kanë postuar një video të Lionel Messit duke u futur në ‘Etihad Stadium’ të Manchester Cityt, kanë vënë një muzikë, por që e gjitha ka eskaluar shumë shpejt në rrjetin social.

Ajo muzikë e marrë nga PSG prej Justin Bill kishte një mbishkrim tjetër, por që ky i fundit bëri pak shaka me klubin francez, duke e titulluar muzikën më pas: “Ronaldo është më i mirë se Messi”.

Përdoruesi i TikTok-ut ka postuar se si vendosi të bënte shaka me PSG-në, pasi që disa ndjekës të tij i kishin shkruar se personat që menaxhojnë faqen e skuadrës në TikTok kishin përdorur muzikën e tij.

Andaj, Justin Bill ka edituar emrin e muzikës, duke shkruar se ylli portugez është më i mirë se sa ai argjentinas. Se si e ka bërë këtë ai e ka treguar me një video, e cila është shikuar mbi tre milionë herë për dy ditë.

You may also like