G20/ Xi akuzon kryeministrin kandadez se zbuloi për mediat sekrete në lidhje me marrëdhëniet Kinë-Kanada

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Xi Jinping i Kinës është filmuar duke akuzuar Justin Trudeau, kryeministrin kanadez për zbulimin e detajeve të takimit, disa ditë pasi ata zhvilluan bisedime në samitin e G20 në Bali.

Presidenti Xi i tha kryeministrit kanadez, përmes një përkthyesi, në mbledhjen e liderëve botërorë, se kjo ishte e papërshtatshme dhe e akuzoi atë për mungesë sinqeriteti.

Ai tha se zoti Trudeau diskutoi spiunazhin e dyshuar kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet kanadeze në mbledhje. Bisedimet, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura, ishin të parat ndër vite të dy liderëve.

“Gjithçka që kemi diskutuar ka rrjedhur në gazeta dhe kjo nuk është e papërshtatshme,” i tha udhëheqësi kinez zotit Trudeau në Mandarin.

Pasi buzëqeshi dhe tundi kokën, kryeministri kanadez u përgjigj duke thënë: “Në Kanada besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi.”

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk pajtohemi,” shtoi ai.

Përpara se zoti Trudeau të përfundonte, presidenti Xi ndërpreu bisedën me homologun e tij dhe kërkoi që ai së pari të krijonte kushtet e përshtatshme, duke i shtrënguar dorën dhe duke u larguar.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze e hodhi poshtë incidentin, duke e përshkruar atë si një shkëmbim normal që nuk duhet të interpretohet si kritikë apo fajësim i askujt.


Top Channel

You may also like