Fyerje dhe ofendime në Kuvend, Fuga “zbërthen” arsyen: Bëhet me qëllim, ja përse

by admin
Spread the love

Akademiku Artan Fuga, në rubrikën “Opinion” në News24 ka analizuar gjuhën e përdorur në Parlament, ndërkohë që seanca e sotme ku po diskutohet për Portin e Durrësit, është karakterizuar nga fyerje dhe ofendime.

Fuga tha se një gjuhë e tillë përdoret me qëllim që qytetarët të mos kuptojnë asgjë nga ata që diskutohen.

“Problemi i gjuhës ka shumë fjalë të cilat janë fyese, nuk dua të bëj moralistin por përpiqem të them që kur një nga dy palët ka akuza pa lidhje të drejtpërdrejtë drejtë me çështjes, janë të paverifikueshme kur shfaqen në televizion kur ka epitete si ato që janë përdorur, publiku nuk kupton asgjë.

Nuk dua të bëj rolin e një zyshe kujdestare që thotë mos përdor fjalë që nuk janë pjesë e edukatës.

Në parlament dëgjojmë atë lloj komunikimi që qytetari nuk e bën dhe që e konsideron përtej etikës bëhet me qëllim që qytetarët të mos kuptojnë asgjë.

Problemi im është që në komunikim kur kalohet në sulme dhe akuza personale, kur vendin e diskutimeve i zënë epitetet, strategji që qytetarët të mos kuptojnë asgjë. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë.

Kjo nuk është diçka e thjeshtë që ka të bëjë me kërkesën apo pretendimin që qytetarët të kuptojnë çështjet teknike si psh portin dhe eficencën e tij, problemi është tjetër.

Diskutohen çështje ekonomike e teknike në parlament mes deputetësh që janë po aq të përgatitur për të tilla tema.

Jepen seanca të tejzgjatura të pandërmjetësuar nga grupe teknikësh që do ta bënin çështjen të kuptueshme për publikun. Një debat i politizuar me fyerje dhe me akuza që për qytetarin nuk thonë asgjë, zhvendosje e tematikës dhe nuk është kjo ajo që qytetarët duan në arenën e debatit publik”, tha ai.

Fuga ka diskutuar gjithashtu në lidhje me protestën e paralajmëruar më 6 dhjetor he përmbytjet.

“Unë mund të mas pasoja dhe shkaqet e protestës. nëse shohim gjendjen ku ndodhet komunikimi politik në Shqipëri, si ajo që po ndodh sot në parlament, shihet se Kuvendi është inefikas.

Deputetët e shumicës janë atje të shprehin vullnetin e partisë në qeveri dhe asnjë shqiptar nuk pret që të dalin me zëri n e elektoratit, nuk ka ndodhur nga asnjë kah politik deri sot.

Opozita as i ka numrat, ndodhet në një krizë politike shumë të fortë dhe ndodh që Kuvendi komunikimi është zero. Qeveria konsideron që me opozitën nuk diskutoj më sepse njërin akuzon se ka këtë apo atë të kaluar, njërin e akuzon se je shpallur kështu apo ashtu nga aleatët tanë.

Sa i përket përmbytjeve, ka ardhur momenti që qytetarët të mos pranojnë që kur PS është në pushtet është në pushtet e Shkodra bëhet si Venecia akuzon PD dhe e anasjellta, dhe e dyta, vihemi para faktit të kryer si psh hapen portat e hidrocentralit.

Në Shqipëri që ata që administrojnë hidrocentralin të bëjnë transparencë, në Shqipëri nuk e pretendojmë dot por rini dhe inteligjenca shqiptare e kërkojnë këtë. Nuk mund të ecet me këtë që ndodhi përmbytje, kush bën polumbarin më mirë për të shpëtuar bagëtitë dhe shtëpitë”, tha Fuga.

Lexo lajme interesante

You may also like