Futi me USB në Korenë e Veriut serialin “Squid Game”, dënohet me vdekje

by admin
Spread the love

Një djalë koreano-verior do të ekzekutohet për arsye se ka futur në vend një kopje të serialit “Squid Game”.

Mendohet se studenti është kthyer nga Kina me serialin në një USB që kishte me vete. Pasi ia shiti kopjen disa njerëzve, u kap nga autoritetet.

Tashmë, fatkeqin e pret ekzekutimi. Ndërsa, sipas “Radio Free Asia”, një student që e ka blerë është dënuar me burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është i kënaqur me këtë seriali, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore.

Seriali i famshëm i Netflix, i cili do të ketë edhe një sezon të dytë, tregon sesi disa koreano-jugorë të mbushur me borxhe luajnë lojërat e preferuara të fëmijërisë për të fituar një çmim të madh që do t’i nxjerrë nga bataku ku kanë rënë, por nëse humbasin lojën, humbasin edhe jetën.

“Kimit i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë”, tha për “New York Post” Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut. “Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. “Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë”.


You may also like