Futi 45 bagëti ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, e pëson korçari, policia i “bastis” stallën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 45-vjeçar, është proceduar penalisht në Korçë, pasi iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

You may also like