Futen edhe dy konkurrentët e radhës në Big Brother VIP, Ronaldo Sharka “izolohet” i vetëm

by admin
Spread the love

Big Brother VIP 2 Albania startoi mbrëmjen e sotme në televizionin Top Channel, nën drejtimin e moderatores së njohur Arbana Osmani.

Pasi u njohëm me 6 konkurrentët e parë, që ishin Olta Gixhari, Kristi Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj, Tea Trifoni dhe Genti Hazizi, u njohëm edhe me 2 konkurrentë të tjerë.

I pari ishte moderatori Ronaldo Sharka, i cili pati një hyrje ndryshe. Ai nuk iu bashkua pjesës tjetër të banorëve, por do ta kalojë fillimin e tij në Big Brother i “izoluar” në një rulot në oborr.

Ndërsa konkurrenti tjetër, ishte aktori i njohur Amos Zaharia. Ndryshe nga Ronaldo, Amos iu bashkua normalisht pjesës tjetër të banorëve.

You may also like