Futbollisti shqiptar bëhet baba, partnerja e tij rrëfen emocionet e para

by admin
Spread the love

Futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, Arbër Zeneli dhe bashkëshortja e tij Dafina së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa kanë zbuluar edhe gjininë e bebit.

“Dhurata me e madhe dhe më e shtrenjtë që mund te marrim, falenderojmë zotin për këtë dhuratë që na ka dhuruar, mezi presim të takojmë biri ynë”, ka shkruar futbollisti.

Gjatë një interviste live për “Prive”, Dafina ka rrëfyer emocionet e para kur e mori vesh lajmin se është në pritje të ëmbël.

Dafina tha se kur e kuptoi që ishte shtatzënë, ajo dhe futbollisti ishin shumë larg nga njëri-tjetri, teksa shtoi se lajmin e bukur ia ka komunikuar bashkëshortit të saj përmes telefonit.

“Kemi qenë larg njëri-tjetrit kur e kam marrë vesh lajmin Arbri ishte në Spanjë me ekipin dhe unë në Suedi dhe ia kam treguar me telefon. S’di sa muaj e kam planifikuar se si do t’ia bëj këtë befasi Arbrit, por si përfundim përmes telefonit e ka marrë vesh.Të gjithë mexi e kanë pritur.”- tha Dafina.

Ndër të tjera ajo tregoi edhe për ngatërresën që kishin bërë mjekët në përcaktimin e gjinisë së foshnjës.

Dafina u shpreh se: “NE e morëm vesh që është djalë një herë. Si çdo mashkull e ka ëndërr që të parin fëmijë ta ketë djalë. Arbri u gëzua shumë.  Dhe më vonë ne e morëm vesh që nuk është djalë, por është vajzë. Se kishim menduar që këto gjëra ndodhin edhe sot.”

You may also like