Futbollisti i Italisë: “E vështirë të përballesh me Shqipërinë”

by admin
Spread the love

Crystante ka dhënë një intervistë për kanalin zytar të UEFA-s, ku është ndalur te ndeshjet e grupit B. Përballja e parë për Italinë do të jetë Shqipëria, të cilën lojtari i Romës e cilëson si një kundërshtar mjaft të fortë.

Crystante vë theksin te fakti se futbollistët e Kombëtares kuqezi luajnë në Serinë A, çka bën që të kenë një njohje mjaft të mirë për lojën e axurrëve. Por ai e bën të qartë se siç do të jetë e vështirë për Italinë, ashtu do të jetë e vështirë edhe për rivalët në ndeshjet kundër tyre.

“Shqipëria është një skuadër e fortë, ashtu siç janë të gjithë në Europë. Është e vështirë për t’u përballur me ta. Kanë shumë lojtarë që luajnë me ne dhe kundër nesh në kampionat. Me siguri që na njohin mirë, dinë si të përballen me ne dhe ndoshta kjo është gracka më e madhe. Por e dimë që nëse japim 100% dhe qendrojmë të përqendruar te objektivi, mund të fitojmë. Një nisje e mirë është edhe më e rëndësishme në një garë të tillë. Të gjitha ndeshjet do të jenë thelbësore. Spanja dhe Kroacia e kanë treguar në këto vite që janë skuadra të mëdha, por e kemi dëshmuar edhe ne. Ashtu siç do të jetë e vështirë për ne, e tillë do të jetë edhe për të tjerët. E dimë dhe nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals”, ka deklaruar mesfushori.

 

You may also like