Futbollisti argjentinas arrestohet pas goditjes me gusht ndaj gjyqtares femër që i dha karton të kuq (video)

by admin
Spread the love

Një futbollist në Argjentinë është arrestuar dje pasi gjatë nervozizmit të lojës goditi me grusht arbitren femër të ndeshjes kur ajo i nxorri kartonin e kuq sepse “e kishte ofenduar”.

Sulmi skandaloz i Cristian Tirone u regjistrua në video teksa shihet sesi ai vrapon drejt Dalma Cortadi dhe e rrëzon pas goditjes me të djathtës, teksa ajo po shkruante emrin e tij në karton gjatë ndeshjes së djeshme.

Në pamje shihet që ai nuk goditi plotësisht arbitren megjithse nuk ka dyshime për qëllimin e tij për të shkaktuar lëndim trupor.

Dalma ha pas sulmit se ndjehej pas “e hutuar” teksa më herët i kishte nxjerrë kartonin e kuq futbollistit në ndeshjen e kategorisë së tretë.

Gjyqtarja u ngrit përsëri në këmbë teksa nga prej gjyqtareve anësore shtyu Tirone për ta larguar para se policia të ndërhyjë për qetësimin e situatës.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë në Tres Arroyos në provincën e Buenos Aires.

Zhvillimi vjen teksa një muaj më parë një trajner futbolli në Brazil u shkarkua pasi goditi me kokë një arbitre femër.

Kamerat kishin kapur momentin kur Rafael Soriano lëshohet drejt Marcielly Netto teksa ajo ndërhyri në sherrin mes tij dhe gjyqtarit Arthur Gomes Rabelo.

Soriano po protestonte ndaj vendimit për të ndaluar ndeshjen para se skuadra e tij të gjuante goditjen nga këndi.

Ky incident ndodhi në ndeshjen e kupës rajonale mes Desportivo Ferroviaria, dhe skuadrës vendase Nova Venecia në shtetin juglindor Espirito Santo.


Top Channel

You may also like