Futbolli shqiptar në zi, shuhet në moshën 77-vjeçare legjenda e kombëtares dhe Vllaznisë, Ramazan Rragami

by admin
Spread the love

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare Ramazan Rragami, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit Shqiptar.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Rragami mbetet në histori për shkak se në ndeshjen Vllaznia -Kavaja, duke shënuar 5 penallti radhazi, detyroi UEFA-n të ndryshojë rregulloren.

Ramazan Rragami ka lindur në Shkodër më 3 prill 1944.

Shfaqet në formacionin e Vllaznisë në kampionatin e vitit 1961, saktësisht më 24 shkurt të këtij viti në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia 2-1, kur ai ende nuk i kishte mbushur 17 vjeç, duke shënuar kësisoj debutimin me të dhe luan me Vllazninë deri në janar të vitit 1965 sepse më pas kalon tek Partizani me të cilin luan deri në vitin 1968. Më pas kthehet sërish në Shkodër teksa luan me Vllazninë deri në fund të sezonit 1974-75.

Mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Vllaznisë e të futbollit shqiptar, është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë në 8 më të mirat e Europës në vitin 1983.

Duke luajtur me Vllazninë, Partizanin dhe Dinamon ka në total rreth 90 ndeshje ndërkombëtare.

TROFETË E FITUARA

– Në vitin 1966 do të fitonte Kupën e Republikës me ekipin e Partizanit

– Në vitin 1971 do të fitonte Kupën e Ballkanit po me ekipin e Partizanit

– Në sezonin 1971-72 do të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Republikës me ekipin e Vllaznisë.

– Në sezonin 1973-74 shpallet kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë

KARRIERA SI TRAJNER

– Në vitet 1973- 79 ka punuar si trajner tek Vllaznia duke bashkëpunuar me trajnerin Xhevdet Shaqiri.

– Në vitet 1978- 91 trajner pranë ekipeve kombëtare, atë “Shpresa” dhe U18 duke bashkëpunuar me trajnerët Shyqyri Rreli, Petraq Ikonomi, Aurel Vërria etj.

– Në vitin 1984 kryen kursin për trajner në Coverciano (Itali).

– Në vitet 1973-2004 ka punuar si trajner profesionist ne Shqiperi.

 


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like