“Futbolli po bëhet i mërzitshëm”! Mori karton për festën e golit, reagon Neymar

by admin
Spread the love

PSG mposhti 1-3 Maccabin në Izrael falë bashkëpunimit të “yjeve” të skuadrës: Messi, Mbappe, Neymar.

Në minutën e fundit të takimit, sulmuesi brazilian i cili sapo kishte shënuar, u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari për shkak të mënyrës së festimit. Neymar bëri atë që bën gjithmonë pas një goli të shënuar: vendos dy duart mbi kokë dhe i lëviz.

Festimi u konsiderua nga arbitri si ofendim ndaj publikut vendës (në asnjë ndeshje të mëparshme nuk ishte treguar kartoni i verdhë për këtë mënyrë festimi) ndaj nuk ngurroi ta ndëshkonte brazilianin, i cili reagoi i çuditur nga ajo që i ndodhi.

Pak minuta më vonë, ish-lojtari i Barcelonës publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku ankohej se nuk mund të ishte i lumtur në një fushë futbolli:

“Mungesë totale respekti për sportistin. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. E marr kartonin e verdhë thjesht sepse nuk kam bërë asgjë dhe vazhdojnë të më dëmtojnë. Arbitri? Ai as nuk do ta pranojë se ka gabuar! Mungesë totale respekti”.

Më vonë, braziliani foli për shtypin në zonën mikse për këtë çështje:

“Sapo takova arbitrin dhe fola me të. Më kërkoi falje, por tani kam një karton. Është një mungesë totale respekti për lojtarët. Gjyqtarët duhet të jenë aty për t’i mbrojtur lojtarët. Ajo që më ndodhi sot është shumë e trishtueshme, futbolli po bëhet shumë i mërzitshëm dhe as nuk mund të festosh. Çfarë duhet të bëj? T’u gjyqtarëve apo UEFA-s që të mos më japin karton të verdhë? Nuk e di, është keq dhe mungesë respekti, jo për mua, por për futbollin”.

Ney ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 7 asistime në vetëm dhjetë ndeshje këtë sezon.


Top Channel

You may also like