Futbolli i “kthehet” Elbasanit! Skuadra e re e kategorisë së dytë luan në Elbasan Arena

by admin
Spread the love

Problemet e mëdha financiare të skuadrës historike të futbollit shqiptarë të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion të Shqipërisë, dy Kupave të Shqipërisë dhe një Superkupe, sollën bllokimin e kësaj shoqërie nga drejtoria e tatimeve duke lënë në fillim të sezonit një nga qytetet më të mëdha dhe përfaqësues në vend pa një skuadër futbolli pjesëmarrëse në edicionin e ri 2022/2023.

Mosmarrëveshjet me drejtuesit e skuadrës aktuale për të gjetur një bashkëpunim me autoritetin lokale, detyruan bashkinë e qytetit Elbasan që dy vite më parë të krijojë një tjetër shoqëri aksionere, AF Elbasani, skuadra që sot ka filluar futbollin shqiptarë nga 0, por që është e vetmja që përfaqëson qytetin në kampionatin shqiptarë të futbollit.

“Ekipi tjetër që ishte kishte problem të mëdha financiare dhe ishte drejt zhdukjes. Kjo ishte dhe arsyeja që kryetari I bashkisë së Elbasanit krijoi klubin e ri të qytetit, pasi kjo mund të ishte shpresa e vetme e qytetit për të pasur një skuadër futbolli. Stadiumi që I mungonte sportë dashësve dhe tifozëve elbasanas është realitet dhe ne e kemi në dispozicion për të luajtur të gjitha ndeshjet edhe pse militojmë në një kategori të ulët, kështu që sna mbetet gjë tjetër vetëm të fitojmë në fushën e lojës.”- tha Elton Guranjaku, drejtor sportiv i AF Elbasani.

Skuadra e Elbasanit që nga viti 2015 ka zbritur nga Kategoria Superiore për të mos u ngjitur më, duke patur gjatë kësaj periudhe disa ulje në kategorinë e dytë dhe ngjitje në të parën, por pa mundur të prek më Superioren. Sot kjo skuadër e re e krijuar ka filluar gjithcka nga zero, por për drejtuesit duket se rëndësi ka rikthimi i futbollit në qytet.

“Është rikthyer futbolli në qytet, na kishin munguar edhe ne këto emocione. Tashmë kemi një skuadër që militon në Kategorinë e Dytë dhe shpresojmë dhe urojmë që këtë vit të ngjitemi në të parën.”- tha Elton Guranjaku, drejtor sportiv i AF Elbasani

Sa rrezikon që kjo nismë të jetë thjeshtë një eksperiment?

“Nuk besoj se është eksperiment pasi kjo është krijuar si një shoqëri aksionere ku aktualisht është bashkia e Elbasanit 100% aksionere, por mund të vijë dita që këto aksione të dalin në shitje. Besoj që nuk është rastësi dhe nuk është momentale, shpresojë që të jetë diçka më tepër.”- tha Elton Guranjaku / drejtor sportiv i AF Elbasani

 

 


Top Channel

You may also like