Fustani i Eva Longorias në Kanë kushtonte vetëm 40$. Po e lexuat mirë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Eva Longoria sapo vërtetoi se nuk është nevoja të shpenzoni shumë për t’u dukur bukur. Aktorja u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë dhe zbuloi se në paraqitjen e saj të parë ka parakaluar me një fustan 40 dollarësh. Eva shtoi se “nuk e kishte idenë se çfarë ishte Kana” në atë kohë.

“Isha sikur, do të vishja vetëm këtë, fustanin ngjyrë flori të thurur, që të ndihem mirë,” tha ajo për paraqitjen e saj të vitit 2005. “Askujt nuk do t’ia merrte mëndja se ishte një fustan 40 dollarësh,” tha aktorja, duke shtuar, “Nuk është fustani, është gruaja që vesh fustanin.”

Këtë vit, Eva veshi një fustan të zi, të tejdukshëm.

You may also like