Fushë Kosovë, arrestohet një person për pesë vepra penale

by admin
Spread the love

Një i dyshuar është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet për disa vepra penale.

D.K. dyshohet për kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti  pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera( vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata.

Personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, nëntë fishekë dhe sasi të substancës narkotike.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë./Klankosova.tv

 

 

You may also like