Funerali i Mbretëreshës Elisabeth II, familja ndjek arkëmortin! Mbërrin në Westminster Abbey

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth II është larguar nga Westminster Hall dhe ka mbërritur në Westminster Abbey për shërbimin funeral shtetëror.

Rreshteri i Garnizonit, Majori Andreë Strokes po udhëheq formacionin, ndërsa familja ndjek marshimin.

Mbreti Karli III, motra e tij Princesha Anne dhe vëllezërit e tij, princat Andrew dhe Edward ndjekin pas arkivolin.

Gjithashtu pas arkivolit të mbretëreshës janë princat William dhe Harry, dhe Peter Phillips, i cili është djali i Princeshës Anne dhe një prej nipërve të tjerë të Mbretëreshës.

Pas tyre janë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore: kushëriri i Mbretëreshës, Duka i Gloucester-it, nipi i saj Earl of Snowdon dhe burri i Anne, Sir Tim Laurence.