Fundjavë e vështirë për Izraelin, ferri i Gazës ia përpin të tjerë ushtarakë – Shqip

by admin
Spread the love

Të paktën tetë ushtarë izraelitë u vranë në përleshjet në Rripin e Gazës të shtunën, tha ushtria izraelite të dielën, raportoi Anadolu.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se katër ushtarë u vranë në Rripin qendror të Gazës dhe katër të tjerë në jug të enklavës palestineze.

Rreshterët Nadav Issachar Farhi (30) dhe Eliyahu Meir Ohana (28) ishin midis të vdekurve.

Ushtria izraelite tha se gjashtë ushtarë të tjerë u plagosën rëndë.

Me pesë ushtarë të vrarë të premten dhe tetë të shtunën, ishte një fundjavë e vështirë për ushtrinë izraelite në Gaza.

Zëdhënësi i tyre tha se në shumë raste ata shënjestruan tunelet dhe luftëtarët palestinezë u shfaqën duke qëlluar ndaj trupave izraelite. Nga tetë që vdiqën të shtunën, ai tha se disa u vranë nga raketa të drejtuara dhe disa u vranë në shkëmbime shumë të rënda zjarri në Rripin e Gazës.

“Ju keni dëgjuar se izraelitët sugjeronin se ata kishin kontroll ushtarak në Gazën veriore. Fakti që ata ende po humbasin ushtarë, se raketat po gjuhen ende nga Gaza në Izrael, sugjeron që ata nuk e kanë atë kontroll dhe kjo do të thotë se kjo fazë e luftës ka të ngjarë të zgjasë më gjatë,” tha një reporteri i Al Jazeera-s, Alan Fisher.

Numri i oficerëve dhe ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor është rritur në 484. /tesheshi.com/

You may also like