Fundjava surprizon me temperaturat, si pritet të ndryshojë moti për javën e ardhshme

by admin
Spread the love

Meterologia e njohur, Tanja Porja, ka bërë parashikimin e motit për ditën e nesërme ku pritet të shënojë një rritje të lehtë të vlerave termike që nga mëngjesi edhe në mesditë.

Kjo rritje termike do të jetë më e ndjeshme ditën e shtunë ku do të ndihet që në orët e para të mëngjesit për të qenë më e pranishme në mesditë.

E shtuna, e diela dhe e hëna do të jenë në një tablo tjetër termike. Vlerat termike do të rriten me 4 gradë celcius nga dita e sotme. Orët e mesditës do të arrinë në 14-15°C. Dhe orët e mengjesit, nga -8 dhe -9°C që jemi sot, do të shkojnë në -4 dhe -5.°C

Vransirat do të jenë të dukshme dhe të dendura në periudha të caktuara të ditës, por do të mbizotërojnë kthjellimet në 80% të qiellit shqiptar.

Pas të martës së ardhshme temperaturat e ftohta do të rikthehn sërish. Të mërkurën dhe në vazhdim temperaturat me poshte se -10°C do të jenë të pranishme në vend, përgjithësisht në zonën malore ku do ta shoqërojë për 3-4 ditë. Gjithashtu prezenca e rreshjeve në territorin shqiptarë do të jetë e pranishme.

You may also like