FSK jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të 4 vjeçarit në kanalin e Ibër-Lepencit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuara se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 12:00. I njëjti është dërguar për procedura mjeko-ligjore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Trupi i pajetë i 4 vjeçarit është fjetur nga ekipet e FSK-së.
Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si katër vjeçari ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit./Reporteri.net/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like