FSHF shpalli “Më të mirët për 2022” – Shqip

by admin
Spread the love

Në një ceremoni madhështore ku u vlerësuan më të mirët e 2022-shit, Armand Duka u shpreh se futbolli është ai që i bashkon të gjithë në Shqipëri, teksa nuk ngurroi të listojë edhe problematikat e arritjet e këtij sporti në vend, gjatë vitit që lamë pas.

Kreu i Federatës Shqiptare të futbollit  Armand Duka, me këtë rast para të pranishëve  u shpreh se kjo mbrëmje gala është organizuar me qëllimin për të vlerësuar e stimuluar më të mirët në shumë drejtime, duke besuar se krijojmë modelet frymëzuese që duhet të ndjekin më të rinjtë.

“Loja jonë – padyshim më e bukura në glob -ashtu siç është garë e konkurrencë, është edhe edukim e bashkim. Jetojmë në një shoqëri ku debatohet shumë, ka përplasje të forta idesh dhe shpesh, tension e konfliktualitet. Por ama ka një vend ku të gjithë i lënë mënjanë ndasitë, e ku bëhen bashkë, burra e gra, të rinj e të reja, të vegjël e të moshuar, të majtë e të djathtë. E ky është futbolli. Sidomos Kombëtarja jonë kuqezi. Pikërisht këto veti magjike e bëjnë lojën tonë më emocionuese, ngarkojnë me përgjegjësi më të madhe të gjithë aktorët”, – tha Presidenti Duka, duke renditur më tej disa arritje të rëndësishme siç ishin lançimi i strategjisë “Futbolli për Kombin”, organizimi në Tiranë i një aktiviteti të përmasave ndërkombëtare, finalja e UEFA Conference League në 25 maj, në stadiumin tonë “Air Albania”, inaugurimi i stadiumit “Kukës Arena” në Kukës apo edhe ndërtimi i shumë fushave të reja futbolli në Durrës, Kukës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Orikum, Luz, etj.

Presidenti i FSHF-së përmendi edhe inaugurimin e Shtëpisë së Futbollit, një vepër madhore dhe e rëndësishme për infrastrukturën e futbollit në vend, por edhe iniciativa të tjera në kuadër të përgjegjësisë sociale apo edhe bashkëpunimit me institucionet arsimore.

“Sot jemi në një aktivitet që ka një moment falënderimi. Për ata që janë një shembull suksesi, e duhet të jenë po ashtu motivim për çdo të ri e të re, që do të arrijë majat. Janë djem dhe vajza që kanë arritur këtu me punë të madhe, sakrifica të përditshme, me mund e me djersë e duke pasur besimi tek vetja. Cilësi këto që na duhen të gjithëve për të arritur rezultate. Janë cilësi të kampionëve”, – tha ndër të tjera Presidenti Duka.

Fituesit e çmimeve

Talentet e vitit, me Rosela Vasën që fitoi atë për femra, ndërsa Simon Simoni atë për meshkuj.

“Këpuca e Artë” nga Megi Doci dhe Saliu Guindo.

“Arbitri i Vitit”, Juxhin Xhaja

“Trajnerin e Vitit” Orges Shehi

Trofetë e “Topit të Artë”,  e ndanë  Redon Xhixha te meshkujt dhe  Megi Doci fitoi atë për femra.

Vllaznia merr çmimin e veçantë për arritjen në Ligwn e Kampioneve.

Shpallet edhe  “Formacioni i Vitit”.

 

TI RAPORTON!

You may also like