FSHF pret ndëshkimin nga FIFA/ Federata: Vendimi jepet pas 10 ditësh. po përgatisim mbrojtjen

by admin
Spread the love

Ngjarja e shëmtuar e hedhjes së sendeve të forta dhe bidonave të ujit ndaj lojtarëve polak në ndeshje kualifikuese të Botërorit ka dëmtuar jo pak imazhin e Shqipërisë dhe tifozerisë së saj.

Megjithatë një intervistë për Top Channel drejtori juridik i FSHF Aldi Topçiu njëkohësisht dhe i ngarkuar për t’u marrë me këtë çështje na tregon më tepër për masat që po merren për të minimizuar dëmet.

Aldi Topçiu/ drejtor juridik FSHF: Në radhë të parë do të doja të bëja dallimin midis 20.000 tifozëve korrekt dhe disa individëve që kanë një përgjegjësi individuale për ato veprime që kanë kryer dhe ata do të dalin përpara përgjegjësisë së tyre. Ky është një proces paralel që është i natyrës administrative ose penale. Në dijeninë time i janë dhënë policisë pamjet filmike menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja, kështu që ato i kanë tashmë dhe ne njëkohësisht mbetemi në dispozicion të tyre.

Po përgjegjësia disiplinore sportive? Çfarë ndodh me hetimin e FIFA-s?

Aldi Topçiu / drejtor juridik FSHF: Në radhë të parë ne duhet të pranojmë fajet tona dhe përgjegjësinë për atë që ndodhi, sepse ajo që ndodhi nuk na nderon. Përveç kësaj materiali që kemi përgatitur do të shoqërohet edhe me prova që lidhen me provokimin ose me argumentimin se këto veprime erdhën pjesërisht edhe si pasojë edhe ndaj reagimit provokues të tifozerisë mike dhe disa lojtarëve aspo stafit të ekipit polak.

Çfarë dënimi rrezikon Shqipëria?

Aldi Topçiu/ drejtor juridik FSHF: Ajo që mund të them është se dëmi është I madh, qoftë nga pikëpamja e imazhit qoftë nga pikëpamja ekonomike. Fondet janë ato që janë dhe nuk do të doja që ato fonde mos shkonin për futbollin por të shkojnë për të paguar gjoba në FIFA. Unë do të isha I kënaqur nëse do të kalojmë me gjobë.

A janë dorëzuar raportet e gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes? Në çfarë faze jemi?

Aldi Topçiu / drejtor juridik FSHF: Jam vënë dje në dijeni të raportit të tyre, kemi katër ditë kohë për t’u përgatitur për qëndrimin dhe mbrojtjen tonë dhe brenda 10 ditësh do të njihemi me një vendim eventual të komisionit të disiplinës

 


Top Channel

You may also like