FSHF konfirmon trajnerin e kombëtares Edoardo Reja

by admin
Spread the love

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon në detyrë trajnerin e kombëtares Edoardo Reja dhe hedh poshtë aludimet mediatike se është arritur një marrëveshje me pasardhësin e tij. Në një sqarim publik, FSHF thotë se Reja do të vazhdojë punën e tij në krye të skuadrës kuqezi.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. / Oversport.tv

You may also like