Frrok Çupi zbulon çfarë po ndodh me mediat në Shqipëri

by admin
Spread the love

Shtypi i shkruar përballë mediave online ishte tema e diskutimit sot në emisionin ‘Shqipëria live’.

Për gazetarin Frrok Çupi gazeta ka një histori, një jetë, por që sot leximet kanë rënë ndjeshëm duke qenë se përballë kemi mediat e shumta elektronike.

“Gazeta ka një histori, një jetë. Po pëson të njëjtin ndryshim si libri, radio apo televizioni. Çfarë ka ndodhur me gazetën sot? Ka humbur lexues. Në kulmin e të lexuarit kemi pasur 100-110 mijë. RD ka qenë me 25 mijë. Sa ka sot? Nuk dua të bëj krahasime. Ashtu si kanë rënë lexuesit e librit. Kur shkoj në librari, një person gjej aty”, tha Çupi.

Sipas tij, nuk duhet të jemi të mërzitur por të lumtur, pasi gazeta në letër ka lexuesin e vet.

“Ka persona që gjatë gjithë kohës e kanë arketipin që kur pinë kafen duan edhe gazetën pranë. Por tani një njeri mban shumë faqe, ka humbur cilësia. Gazeta që kur tha po goditet nga TV dhe më pas nga interneti, gazetarët në botë nisën me komentet dhe lajme të veçanta. Ne nuk e kemi këtë. Komenti lexohet ngadalë, nëse ka informacion apo art”, tha Çupi.

You may also like