Frosina Remenski: Në rrethin e ngushtë të Zaevit nuk shoh ndonjë i cili mund ta zëvendësoj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Frosina Remenski në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për dorëheqjen e Zoran Zaevit tha se në këtë situatë ai ka gabuar rëndë duke e përdorur kartën se do të jap dorëheqje nëse e humb Shkupin.

“Ka demotivuar në korpusin e të majtëve ndërsa në një pjesë me atë retorikë, i ka motivuar ata që kanë qenë të kënaqur me pushtetin lokal por jo edhe me pushtetin qendror të votojnë kundër. Mendoj se lëvizja është më shumë si dënim. Do të them si dënim edhe për njerëzit edhe rreth Zaevit”, tha Remenski.

Ajo tha se nëse ishin bërë reformat por jo vetëm në letër, por të njëjtat të zbatoheshin në praktikë atëherë nuk do të kishte ardhur deri tek ky rezultat.

“Nuk është e njëjtë se kush do ta zëvendësoj Zaevin në krye të Qeverisë. Për funksionimin e koalicionit, më e rëndësishme është se kush do të jetë kryeministër. Mendoj se të gjithë do të ishin këshilltarë të mirë, por asnjë kryeministër i mirë nga rrethi i tij. Për shkak se ai e morri përgjegjësinë për shkak përgjegjësive të tyre”, tha Remenski.

Ajo tha se nuk është e thjeshtë për të vendosur zëvendësin tuaj, ngase ai duhet të ketë aftësitë që t’i bëj bashkë të gjithë partnerët e koalicionit.

You may also like